Adoleshencës qeverisëse në Prizren po i vije fundi
Shkruan: Zafir Berisha
Humbja e fuqisë politike, papërgjegjësi dhe mosdija në qeverin e LVV në Prizren, ka bërë që qyteti i Prizrenit të humbën mbi 5 milion ero, si rezultat edhe i mos respektimit të ligjit për financat publike!
Katrahura e krijuar në qytetin e Prizrenit është bërë e gërditëshme nga “komisarët politik” të ardhur me porosi nga “byroja e komitetit qendror…” në Prishtinë e cila ka ofenduar rënd qytetin tonë i cili ka qindra e mijra të rinjë me pregaditje shkollore të ndryshme e të cilët sillen vërdallë si të papunë, ndërsa në anën tjetër me taksa të qytetarëve çdo ditë makinat e komunës bëjn nga 200 kilometra për të marrur “komisar” në Prishtin e për t’ sjellë në Prizren dhe për t’i këthyer përsëri.
Presionet dhe shantazhet nga “komisarët politik” që po i bëhet shërbyesve civilë në komunën e Prizrenit është e papranushme dhe i takon kohës së monizmit, ndërsa qëllimet tendencioze dhe djallëzore për të larguar punëtor shumëvjeçar do të dështojnë.
Adoleshencës qeverisëse në Prizren po i vie fundi, prandaj është obligim politik e qytetar që t’i kthejmë shpresën dhe dinjitetin qytetit tonë!
(Autori është zv/ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës dhe kryetar i Nismës Socialdemokrate në Prizren).
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.