26-11-2024

Afati i fundit për vizat lëvizë deri në 1 dhjetor

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka dorëzuar tek shtetet anёtare draftin e ri tё tekstit pёr liberalizimin e vizave pёr Kosovёn por datёn e zbatimit e ka lёvizur pёr njё muaj, pёrkatёsisht nga nёntori nё dhjetor tё vitit tё ardhshёm.“Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet vetëm nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe në çdo rast jo më vonë se mё 1 dhjetor 2023.”, thuhet nё draftin mё tё ri.

Me kёtё edhe ka nisur procedura e heshtur e cila nёnkupton procedurё tё thjeshtёsuar tё miratimit ku ipet njё afat i caktuar kohor pёr reagim tё mudnshёm tё shteteve anёtare.Me kёtё rast, nёse deri tё mёrkurёn mё 16 nёntor nё orёn 2, nuk reagon, pёrkatsisht kundёrshton asnjё shtet anёtarё i Bashkimit Evropian, atëherë konsiderohet se teksti nё fjalё ёshtё miratuar dhe dosja e vizave kalon nё nivel politik.

Shtryerja pёr njё muaj nga burimet diplomatike shpjegohet me faktin se 1 nёntori nё agjendёn e BE-sё akoma qëndron si afat i mundshёm kur ETIAS duhet tё jetё plotёsisht funksional dhe me kёtё rast edhe hyn nё fuqi liberalizimi i vizave.

Nё rast tё shtyerjes sё sёrishme tё ETIAS-it, atherё lejohet qё kosovarёt tё lёvizin lirshёm mё sё voni mё 1 dhjetor nё mёnyrё qё çёshtjet eventuale teknike nё nivel evropian tё mos cёnojnё lёvizjen e lirё pёr shtetasit Kosovar.

Nёse teksti miratohet mё 16 nёtor, i njëjti kalon fillimisht tek ambasadorët e shteteve anëtare e mё pas nisё i iashtuquajturi trialog, ku pёrfshihen tё gjitha instituionet evropiane, Komsiioni Evropoian, Parlamenti evropian si dhe Keshilli i ministrave tё BE-sё.Parlamenti Evropian dhe ministrat duhet sёrish tё votojnë pёr liberalizim.

Parlamenti Evropian me vite ka qenё nё favor tё liberalizimit, ndёrsa nё Kёshill tё BE-sё votimi bёhet me shumicë tё kualifikuar qё nënkupton votёn e 55 pёr qind tё shteteve e tё cilat reflektojnё 66 pёr qind tё popullatёs sё pёrgjitghshme tё Bashkimit Evropian.Presidenca çeke Akoma ёshtё optimiste se tё gjitha procedurat legjislative mund tё pёrfundojnё deri nё fund tё kёtij viti./RTK

Asnjë koment

Comments are closed.