02-05-2024

LVV-ja shkarkon Korenicën dhe anëtarë tjerë të degës në Rahovec, shkak qëndrimi për kodin civil

Lëvizja Vetëvendosje ka shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, Visar Korenicën.

Ky shkarkim vie si pasojë e qëndrimit të Korenicës kundër Kodit Civil.

Këtë e ka konfirmuar vet Korenica ku tha se është shkarkuar për shkak të mosvotimit të projekt-Kodit Civil.

Sipas tij, nga dega e LVV-së në Rahovec janë përjashtuar edhe anëtarë të tjerë të qendrës.

“Po, jam shkarkuar, pasi që nuk kam votuar Kodin Civil e bashkë me mua janë përjashtuar edhe anëtarë tjerë të qendrës (përkatësisht asamblistët e qendrës tonë) të cilët kanë miratu vendimin tim për mos votim të Kodit Civil”, ka deklaruar Korenica për Teve1.info.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza-Kusari Lila pati thënë se Projekt-Kodi Civil do të shqyrtohet në Kuvend në vjeshtën e këtij viti. Ndërkaq, në mars të këtij viti, ky projekt nuk mori votat e për miratim. 61 deputetë sa kishin votuar, 28 ishin për, kundër 29 dhe 4 abstenuan.

Asnjë koment

Comments are closed.