Afrim Tejeci: Pushteti i Prizrenit dha 10 mijë € për një tendë panairi, ndërsa s’ka për dekorimin e qytetit

Kryetari i  Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit “Oda Prizrenit”, Afrim Tejeci, ka ironizuar pushtetin komunal të Prizrenit, që siç ka thënë ka ndarë 10 mijë euro për organizimin e Panairit të prodhimeve vendore, që u bë vetëm në një tendë, por nuk ka mjete për Dekorimin e Prizrenit për Vitin e Ri.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në “facebook”, ku ka kritikuar edhe për mungesën e arkave fiskale të pjesëmarrësve në Panair.

Postimi i plotë i tij:

“Përderisa një Tendë, Taksapaguesve të Komunës i kushtoi afër 10.000 euro, K.K.Prizrenit nuk ka mjete për Dekorim të Qytetit.
Në Panairin e prodhuesve pjesëmarrës ishin vetëm prodhuesit e Mjaltit,Turshija,Veshje tradicionale.
Këtu fitues dolën Organizatorët të cilët kryejnë një mision tepër të qartë per promovimin e biznisit,puna e tyre eshte per t’u falemderuar por duhet te kenë parasysh rregullat e mirëfunksionimit Fiskal,përveq faktit nuk zbatohen nga prodhuesit që ekspozojnë produktet e tyre.
Qeveria synon të luftojë Informalitetin dhe të sensibilizoj bizneset.Panairet nuk përjashtohen nga asnje detyrim i paisjeve me arkë fiskale….
Në qendrën e qytetit Shatërvan ,rruga Adem Jashari ,rruga eFarkatarëve ,etj.janë të koncentruar Zejtarët dhe Tregtaret e vegjël dhe të mesëm. Dikur Zejtarët ishin taksapagues më të medhenjë dhe në kohra më të vështira ndihmuan ekonomine, arsimin,sot nuk po kanë përkrahje institucione por kanë mbetur në mëshirën e Zotit.
Prandaj, kjo pjesë e qytetit ka nevojë për zbukurime si kurë më parë me qëllim të ringjalljes se ekonomisë dhe stimulimit te afarizmit”.