25-04-2024

Afro 200 biznese të shuara në Prizren

Autoritetet komunale shtimin e numrit të bizneseve të reja e kanë arsyetuar me punën e bërë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e bizneseve. Por opozitarët kanë konsideruar se shuarja e afro 200 bizneseve nuk është tregues pozitiv për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes. Sipas tyre, pushteti lokal nuk ka krijuar as lehtësira për komunitetin e biznesit, ani pse i kishte premtuar ato, shkruan k.net.

Drejtori i Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, duke u bazuar në statistikat e QKB-së, ka thënë se “në vitin 2018 në Komunën e Prizrenit janë regjistruar 741 biznese dhe se janë shuar 184 sosh, derisa në 522 raste janë bërë ndryshime në biznes”. Sipas tij, në vitin 2017 ishin “regjistruar 665 biznese të reja dhe 219 sosh ishin shuar, derisa në 450 raste ishin bërë ndryshime në biznes”. Tutje ka shtuar se në vitin 2016 ishin “regjistruar 666 biznese të reja dhe ishin shuar 259 sosh, derisa në 470 raste ishin bërë ndryshime në biznes”.

Asnjë koment

Comments are closed.