Agim Ademi rizgjedhet kryetar i FFK-së

Agim Ademi, është zgjedhur kandidat i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat katërvjeçar.

Ademi nga 43 delegatë mori 42 vota, ndërkaq një delegat abstenoi.

Votimi në kuvend u bë në mënyrë të hapur.