Aksident fatal në rrugën Tupec-Landovicë, humb jetën një 20 vjeçar nga Hasi

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në rrugën Tupec-Landovicë, ku ka humbur jetën, i riu 20 vjeçar nga Hasi, raporton “GazetaePrizrenit.net”.

Ndonëse policia ka njoftuar se identiteti i viktimës është L. Ç., nga burimet mësohet se viktima është Leotrim Çoçaj.

Komunikata e Policisë në Prizren:

“Me datën 5 janar në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes në bazë të kushteve të rrugës. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë,  rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e specializuara të hetimeve rajonale të trafikut, dhe me njoftimin dhe autorizimin e prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë”. / GazetaePrizrenit.net /