Një aksident i rëndë ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Prizren-Vërmicë.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, ku njoftoi se ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Ndërkaq, njësia përkatëse policore është marrë me aksidentin”, tha Krasniqi./IO