Numërimi i votave në Prizren drejt fundit
Numërimi i votave në Prizren drejt fundit.
Në palestrën e sporteve “ Seazi Surroi”, ku ndodhet Qendra Komunale për Numërimin e Votave, gjithçka po vijon qetë dhe pa ndonjë problem gjatë numërimit të votave. Drejtori i Departamentit të Koordinimit në Terren nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Nexhmedin Hyseni, ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave në Prizren po zhvillohet pa probleme dhe sipas planifikimit.

Sipas Hysenit, deri më tani janë numëruar 145 kuti votimi, ndërsa ai ka theksuar se pritet që i gjithë procesi i numërimit të përfundojë gjatë ditës së nesërme. Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e ekipeve të numërimit, duke theksuar se ato janë duke punuar me përkushtim dhe intensitet të lartë për të përmbyllur procesin sa më shpejt dhe me saktësi.
Procesi i numërimit të votave në Prizren, ka filluar të hënën pasdite, dhe për dallim nga zgjedhjet e fundit të mbajtura me 28 dhjetor të vitit 2025, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë parregullsi që do të dëmtonte procesin zgjedhor të së dielës./Tv Prizreni /

