11-06-2026

Gjykata vendos për pesë të dyshuarit për kri*m të organizuar dhe nar*kotikë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, D.SH., R.R., B.D., B.I. dhe I.B., të dyshuar për përfshirje në veprimtari të krimit të organizuar.

Sipas njoftimit të gjykatës, të pandehurit dyshohen për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe “Shpëlarja e parave”.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar dhe rrethana që arsyetojnë caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj secilit prej të pandehurve.

“Gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se të pandehurit, nëse lihen në liri, mund të arratisen dhe të shmangin përgjegjësinë penale, si dhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në arsyetimin e aktvendimit.


Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë në dëshmitarë apo të asgjësojnë dhe fshehin prova materiale, çka ka ndikuar në vendimin për caktimin e paraburgimit.

Asnjë koment

Comments are closed.