Pesë kandidatë konfirmojnë aplikimin për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

Sipas renditjes alfabetike, në këtë pozitë kanë aplikuar:
Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës,
Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit,
Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata e kishte refuzuar kërkesën dhe se tash lënda gjendet në procedurën e ankesës në Gjykatën e Apelit./ Fr. Online


