Su*lm me kallashnikov ndaj një autobusi në Malishevë, arrestohet i dyshuari
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Gjakovës, sipas të cilës rreth orës 12:10 është pranuar informata për sulmin me armë zjarri, me ç’rast njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Si rezultat i veprimeve hetimore, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë të tipit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast”.
Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

