Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” rrotullohet vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në hyrje të Suharekës, në orët e mëngjesit të së mërkures.

Në një fotografi që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se një veturë është rrotulluar në skaj rruge.

Nuk dihet se sa persona janë lënduar si pasojë  e aksidentit./IndeksOnline/