07-06-2026

Aksident i rëndë në Kroaci, 4 të vde*kur dhe 1 i lënduar në Viroviticë

Katër persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:25 në rrugën anësore veriore të Viroviticës në Kroaci.

news image

Sipas mediave lokale, në vendin e ngjarjes është thirrur edhe një helikopter për transportimin e të lënduarve, por njëri prej personave nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të ashpërsisë së plagëve.

I lënduari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Viroviticës, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë ekipet policore dhe ato hetimore, ndërsa hetimet po udhëhiqen nga zëvendësprokurori i shtetit i Qarkut nga Bjelovari, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sipas raportimeve fillestare, njëra nga veturat e përfshira në aksident mbante targa të Zagrebit. Autoritetet kroate po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e ngjarjes tragjike.

Asnjë koment

Comments are closed.