19-04-2024

Aksident i rëndë në Krushë të Madhe/ Vetura e përplasë një këmbësore, dërgohet me urgjencë në QKUK

Policia është informuar se në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit, ka ndodhë aksident me lëndime të rënda trupore, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor.

“Deri te aksidenti kishte ardhur kur i dyshuari kishte qenë duke drejtuar automjetin e tij te llojit ‘VË Golf’, në aksin rrugor Prizren-Gjakovë dhe në dalje të fshatit Krushë e Madhe, papritmas nga pakujdesia dhe duke mos iu përshtatur shpejtësisë e godet viktimën/këmbësoren e cila në momentin fatal kishte qenë duke kaluar rrugën”, kanë thënë për IndeksOnline, zyrtarët rajonal të policisë.

E lënduara pas aksidentit dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Prizren dhe pastaj për shkak të lëndimeve të rënda trupore dërgohet në QKUK-Prishtinë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit prej 48 orësh./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.