Aksident i rëndë në Milot, përplaset vetura me targa të Kosovës dhe Gjermanisë (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Milot.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura, njëri me targa të kosovës dhe tjetri me të gjermanisë.
Në vendin e ngjarjes ka arritur policia vendase, duke mos munguar edhe ajo kosovare.
Nuk është bërë e ditur nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.