27-07-2024

Aksident i rëndë në Prishtinë, BMW nuk ndalet pas 100 metrave

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht te menza e studentëve, shkruan IndeksOnline.

IndeksOnline mëson se tipi i veturës “BMW” për shkak të shpejtësisë së madhe ka lëvizur 100 metra duke goditur veturat e tjera në rrugë.

Në bazë të fotografive shihet se vetura është dëmtuar në masë të madhe ndërsa ende nuk bëhet e ditur se a ka të lënduar.

Ndërkohë shihet se aty kanë arritur edhe ambulanca.

Pasojë e goditjeve të BMW ka bërë që të kenë dëme materiale edhe veturat që ishin në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës.

Për shkak të kësaj përplasjeje janë krijuar kolona të gjata në këtë pjesë,

Fotografitë dhe videot më poshtë:

Asnjë koment

Comments are closed.