Aksident i rëndë në rrugën Arllat-Malishevë, një i vdekur

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mes katër veturave në rrugën rajonale në fshatin Arrlat.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugen rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër (4) automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”.