24-10-2024

Aksident i rëndë trafiku në Carralevë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditen e sotme në Carralevë.

Dy vetura janë përplasur ballë për ballë me njëra-tjetrën në rrugë ku shpeshherë shkaktohen aksidente.

Tre të lënduarit fillimisht janë dërguar në urgjencën e Suharekës, ndërsa më pas janë transferuar në Spitalin e Prizrenit./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.