Aksident i rëndë trafiku në Suharekë, Policia në vendin e ngjarjes
Një aksident mes dy automjeteve në Zonën Industriale në Suharekë, la të lënduar dy persona.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Në zonën Industriale në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve. Si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona”, tha Gashi.
Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor i rajonit të Prizrenit, për të zbardhur detajet se si erdhi deri të aksidenti./ KK
Lexo edhe:
Prizren: Kryetari Shaqir Totaj injoroi varrimin e patriotit e veteranit të njohur Naim Krasniqi