12-07-2024

Prizren: Kryetari Shaqir Totaj injoroi varrimin e patriotit e veteranit të njohur Naim Krasniqi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj nuk mori pjesë në mbledhjen komemorative dhe në varrimin e patriotit, veprimtarit të hershëm të çështjes kombëtare, ish-të burgosurit politik dhe veteranit të UÇK-së, Naim Krasniqit në Prizren.

Derisa në ceremoni, pos qytetarëve të shumtë ishin edhe bashkëveprimtarë e luftëtarë të Krasniqit, aty nuk u panë as zyrtarë të tjerë komunal. Pos ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ishin edhe kryetarët e komunave të Rahovecit e Suharekës, Smajl Latifi e Bali Muharremaj si dhe deputet të Kuvendit, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe turmë

Pos aktivitetit kombëtar si familje, pjesë e të cilës është edhe shkrimtari i njohur nga Hoça e Vogël e Rahovecit,  ( ish i burgosur nga regjimi jugosllav),  dhe më pas migrimit ilegal në Shqipëri,  Sulejman Krasniqit, dhe një familjeje të arsimuar e me kontribut edhe në luftën e fundit, Naimi është babai i kryetarit të degës së AAK-së, parti kjo pjesë e Kuvendit të Prizrenit, e që deri para pesë muajsh, ishte në koalicion me Totajn.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe turmë

Kryetari madje nuk e bëri as edhe një postim në profilin e tij për vdekjen e patriotit Naim, pavarësisht se një gjë të tillë e ka bërë edhe për persona, që kishin veprimtari të zbehtë, madje pa fije merite në aspektin kombëtar,  që është diçka sublime, sidomos për një shoqëri, që sapo ka fituar lirinë e shumëpritur. Totaj si duket e ka harruar që kryetar i komunës u zgjodh si kandidat i një partie, të themeluar nga krahu i luftës, e që e obligon këtë si udhëheqës t’i respektojë atdhetarët e kombit.

Totaj për dy vjet e pati pjesë të kabinetit edhe vajzën e të ndjerit, Burbuqe Krasniqi-Berisha,  drejtoreshë komunale për Shëndetësi.

Pas prishjes së koalicionit, në fillim të vitit, ka pasur kritika publike nga kreu i degës së AAK-së, Besnik Krasniqi për mënyrën menaxhuese të Totajt, diçka normale në demokraci. Duhet ndarë raportet private e personale me ato zyrtare.

Duket se Totaj ende nuk e ka kuptuar që “pozita të obligon” për shumë gjëra. Si Shaqir nuk ka ndonjë rëndësi, por veprimet krye në vete si kryetar, pos që e nxjerrin keq institucionin më të lartë komunal, e dëmtojnë edhe imazhin e partisë, PDK-së, për rikthimin në pushtet të së cilës me sa dihet, ka kontribuuar edhe familja Krasniqi e AAK-ja. Në 1.000 votat që bënë dallimin “për ta bërë Shaqën – kryetar”, kanë kontribuuar edhe ata. Përndryshe, duhet kujtuar thënien e një aktivisti për “ethet” e numërimit në balotazh, kur në çastet fundit Mytaher Haskuka ishte në epërsi!

Zgjedhjet vijnë prapë, ndërsa kujtesa për mënyrën e sjelljes në pushtet është e gjatë!

Do theksuar se Shaqir Totaj nuk ka marrë pjesë as në ceremonitë kushtuar Prof. Dr. Sabahujdin Cenës, që ka një veprimtari madhështore të komandantit të UÇK-së dhe të profesorit universitar.

“Ra ky mort e u pamë”! Për Shaqir Totajn,  kjo mbase nuk vlen, pasi ai është dukur edhe më herët, e sidomos tash në postin e kryetarit, për të cilën pozitë nga shumëkush është kritikuar se nuk ka kurrfarë kontributi, jo vetëm kombëtar, por as për qytetin. /Gazeta e Prizrenit

Lexo edhe:

Shaqir Totaj – kryetari i Prizrenit që punësoi më së shumti familjarë

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.