Aksident me fatalitet në Komoran, vdes një person
Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran.
Të përfshira në këtë aksident kanë qenë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo për IndeksOnline, tha se vdekja e motoçiklistit u konstatua nga ekipi mjekësor, në vendin ku ndodhi ngjarja.