25-04-2024

Aksident me të lënduar në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, me ç’rast janë ndeshur një veturë dhe një motoçiklete.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur pasdite, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

Policia njoftoi se pak kohë pas aksidentit, motoçikleta është përfshirë në zjarr dhe është djegur tërësisht.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.