Aksident me të lënduar në rrugën Prizren-Gjakovë (FOTO)
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Prizren-Gjakovë.
Si pasojë e aksidentit ka edhe persona të lënduar dhe në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku shihet se njëra prej tyre ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Si pasojë e këtij aksidenti në këtë pjesë të rrugës janë shkaktuar edhe kolona të gjata./Indeksonline/