Aksident mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, lëndohen shtatë persona
Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Mrasor të Rahovecit, rruga Gjakovë – Klinë.

“Rreth orës 21:20 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, shtat persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj.
Rasti është duke u trajtuar nga njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Gjakovë.