03-05-2024

Aksident në afërsi të Landovicës, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Landovicë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ndonëse nuk precizohet lokacioni në raportin 24 orësh të Policisë, nga iformacionet del se aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, mes dy veturave.

Raporti i PK-së:
Fsh. Landovicë, Prizren 05.12.2022-20:15. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj  kosovarë  janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit e veturave, si dhe dy meshkuj  kosovarë- pasagjer. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar.

Asnjë koment

Comments are closed.