23-11-2024

Aksident në Dragash, këmbësori lëndohet rëndë nga goditja e veturës

Një person nga Dragashi ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bellobrad të Dragashit, njofton policia në raportin 24 orësh.

Viktima është goditur nga vetura derisa ka qenë duke ecur në rrugë.

I dyshuari mashkull Kos. derisa po drejtonte veturën e tij nga pakujdesia e kishte goditur këmbësorin viktimën mashkull Kos.me pasqyrën e veturës duke i shkaktuar lëndime te rënda trupore frakturë ne nyjën e dorës”, bën të ditur policia.

Pas trajtimit mjekësor, viktima është liruar në shtëpi.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pastaj është liruar në shtëpi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Express/

Asnjë koment

Comments are closed.