Aksident në fshatin Lugishtë të Hasit, lëndohet një person
Një aksident ka ndodhur në fshatin Lugishtë e Hasit të Prizrenit, raporton Gazeta e Prizrenit.
Referuar njoftimit nga policia, një person është lënduar, ndërsa një shofer është arrestuar.
“Fsh. Lubizhdë e Hasit, Prizren / 31.03.2025 – 14:05. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe biçiklete me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit është arrestuar drejtuesi i veturës i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje. / Gazeta e Prizrenit
Lexo edhe: