27-07-2024

Aksident në fshatin Mrasor të Rahovecit, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në rrugën Gjakovë – Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor të Rahovecit.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, ka thënë Elezaj./IO

Asnjë koment

Comments are closed.