04-05-2024

Aksident në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”

Një aksident  trafiku ka ndodhur sot në mëngjes,  rreth orës 09:00 në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe  raportohet se  nuk ka persona të lënduar.

Një qytetar ka dërguar në adresë të TV Prizrenit, fotografi që tregojnë për aksidentin.Qytetari ka treguar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë dhe po merren me rastin.

Po ashtu, qytetari ka treguar se një veturë Passat, e cila është goxha e dëmtuar, është parë në mes të rrugës. Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.tvprizreni.info

Asnjë koment

Comments are closed.