24-11-2024

Aksident në magjistralen Gjakovë-Prizren, tre të lënduar

Tre persona janë të lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në hyrje të Gjakovës.

Albin Sahatçiu, komandant i Policisë së Trafikut në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ai gjithashtu tha se në aksident janë të përfshira dy vetura njëra është me targa të Shqipërisë.

 

“Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i Taksisë pakontroll ka humbur drejtimin dhe ka dalë në shirit të kundërt”.

 

“Pas kësaj ai ka godit një veturë me targa të Shqipërisë ku dy persona kanë lëndime të lehta trupore”.

“Personi i tretë i lënduar është shoferi i Taksisë, i cili është dërguar në QKUK për të marr trajtim mjekësor”, tha Sahatçiu.

Asnjë koment

Comments are closed.