21-05-2024

Përleshen mes vete e lëndohen, arrestohen kushërinjtë në Suharekë

Një përleshje ka ndodhur mes katër të dyshuarve,  kushërinj në mes vete (K/Shqiptarë) dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime në Suharekë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Policisë,  për këtë të njëjtit dje janë arrestuar. “Pas një mosmarrëveshje ata ishin rrahur në mes vete. Dy persona të dyshuar si pasojë e rrahjes kanë marrë tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, katër personat e dyshuar pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /GazetaePrizrenit.net/

P.S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.