Aksident në një fshat të Suharekës, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur në fshatin Nishor të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur  mbrëmë rreth orës 19:05, ndërsa është lënduar një motoçiklist.

“Aksidenti  ka ndodhur  në mes të një veturë dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

I lënduari  pas marrjes s tretmanit mjekësor është liruar./GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Pezullohet konkursi në Drejtorinë e Turizmit në Prizren, shkaku i parregullsive në përzgjedhje