Aksident në Prizren mes kombit dhe veturës, lëndohen dy persona
Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në autostradë, saktësisht te dalja e Veriut në Prizren.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai u shpreh se, në atë aksident trafiku kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë.
Si pasojë e kësaj, dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të lënduar.
Lexo edhe:
Shaqir Totaj i PDK-së del i pari në Prizren pa votat e subjekteve në koalicion të VV-së