08-09-2024

Aksident në Prizren, motoçiklisti goditet nga një veturë ( pamje )

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një aksident mjaft i rëndë trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, në rrugën “Beteja e Kabashit” në Prizren, raporton Sinjali.

Nga pamjet që ka siguruar Sinjali, shihet se motoçiklisti ka mbetur i shtrirë në rrugë dhe se qytetarët janë afruar për t’i dhuruar ndihmën e parë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prizrenin, Shaqir Bytyqi, ku tha se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“Me date 20.07.2024, rreth orës 11:40 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Beteja e Kabashit në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi për Sinjalin.

Asnjë koment

Comments are closed.