27-09-2026

E dhimbshme: Sot varroset 20-vjeçari nga Pirana që humbi jetën në vetaksidentin

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit Orlent Xhafiqi, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Lutogllav të Prizrenit.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet me drekë, në varrezat e fshatit Piranë, kanë njoftuar familjarët.

Xhafiqi humbi jetën pasi vetura “VW Passat”, me të cilën po udhëtonte në drejtimin Suharekë–Prizren, doli nga rruga në afërsi të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.

Mund të jetë një imazh i pemë

I riu 20-vjeçar ishte i njohur në komunitet edhe për angazhimin e tij në punë vullnetare dhe kontributin në të mirë të komunitetit, ndërsa ndër aktivitetet e tij ishte edhe rregullimi i dyerve në shkolla.

Në këtë aksident u lëndua edhe drejtuesi i automjetit, 19-vjeçari Yll Latifi, i cili u trajtua në Spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar në mbajtje.

Familjarët kanë shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme të Orlentit, duke kërkuar që i ndjeri të kujtohet për kontributin dhe të mirat që ka bërë për komunitetin, shkruan Gazeta Sinjali . “Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet.”

 

Asnjë koment

Comments are closed.