26-11-2026

Hapet thirrja për studentët që mund të përfitojnë bursë mujore

Sipas thirrjes së publikuar, mbështetja financiare do të ndahet në tri kategori, varësisht nga largësia që studentët duhet të përshkojnë për të ndjekur ligjëratat.

Studentët që jetojnë deri në 20 kilometra larg universitetit do të përfitojnë 30 euro, ata që kanë distancë prej 21 deri në 50 kilometra do të marrin 50 euro, ndërsa për distancat mbi 50 kilometra parashihet mbështetje prej 70 eurosh në muaj.

Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të nivelit Bachelor, që ndjekin studimet në institucionet publike dhe private të akredituara në Kosovë.

Ndër kriteret e përcaktuara është që studentët të jenë duke ndjekur semestrin akademik për herë të parë, të mos kenë vit të përsëritur dhe të ardhurat bruto vjetore të familjes të mos kalojnë shumën prej 12 mijë eurosh.

Mbështetja do të shpërndahet në formë të pagesave mujore, në përputhje me kalendarin akademik.

Aplikimi për këtë bursë është i hapur nga sot, 26 nëntor, dhe do të zgjasë deri më 10 dhjetor 2026.

Asnjë koment

Comments are closed.