26-11-2026

Babai nga Prizreni kërkon ta përqafojë në gjyq të birin që tentoi ta vriste

Arlind Sadiku, i dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me katër vjet burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” ndaj babait të tij, ka dalë sot para Gjykatës së Apelit.

Seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj aktgjykimit të shkallës së parë u mbajt në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit. I pranishëm ishte edhe babai i Sadikut, në cilësinë e të dëmtuarit, raporton Gazeta Sinjali.

Në fund të seancës, babai ka kërkuar ta përqafoj djalin e tij.

Gjatë adresimit para trupit gjykues, Sadiku ka deklaruar se në momentin e kryerjes së veprës nuk ka qenë në vetëdije. Ai ka thënë gjithashtu se është pajtuar me të atin.

I pyetur nëse kërkon dënimin apo lirimin e të birit, babai ka kërkuar që Sadiku të mos mbahet në burg, por t’i mundësohet rehabilitimi.

Rasti lidhet me një ngjarje të ndodhur në Prizren, për të cilën Gjykata Themelore në Prizren e kishte shpallur Sadikun fajtor dhe i kishte shqiptuar katër vjet burgim. Ky aktgjykim tashmë është objekt shqyrtimi në shkallën e dytë./Sinjali

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Asnjë koment

Comments are closed.