24-11-2026

Kur u pajis me leje për armë Rrahman Hoti, i dyshuar për vrasjen në Suharekë?

Një vit pasi ishte dëbuar nga Zvicra, pas vuajtjes së dënimit për vrasjen e bashkëshortes, Rrahman Hoti kishte aplikuar në vitin 2025 pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për t’u pajisur me leje për armë.

Në mars të vitit 2026, Ministria e Punëve të Brendshme ia kishte lëshuar lejen për armë, ndërsa në muajin korrik ai e kishte tërhequr fizikisht atë.

  

Kësisoj, katër muaj pasi kishte tërhequr lejen e armës, Hoti dyshohet se kreu vrasjen e rëndë në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, në prani të bashkëshortes dhe fëmijës së mitur të viktimës. /G. Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.