08-09-2024

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime të rënda – dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 10:10 në Prizren, ku në të janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për Prizren, Shaqir Bytyqi ka thënë për Sinjalin se motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.

Asnjë koment

Comments are closed.