03-05-2024

Aksident në Prizren, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në Prizren. Sipas një lexuesi që edhe ka dërguar fotot në adresë të portalit “Gazeta e Prizrenit”, rasti ka ndodhur në rrugën para kompleksit banesor “Euro-center” në qytet (tek ish-shtypshkronja).

Asnjëra nga veturat nuk kanë pasur me targa nga rajoni i Prizrenit, por 06 dhe 01.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtari për media në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi,  që ka thënë se janë lënduar lehtë tre persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Rasti i kalon divizionit për kundërvajtje. /GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.