Aksident në qendër të Prizrenit, në vend të ngjarjes edhe Ambulanca

Një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ka ndodhur në rrugën “Tirana” në Prizren.

Një Golf 7 është përplasur me një Audi A4 derisa kanë shkaktuar kolona edhe në orë të vona.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe vetura e ambulancës.

Kjo rrugë është bërë shumë e ngarkuar kohët e fundit pas ndërtimit të dy qendrave tregtare. /Indeksonline