Aksident në rrugën Rahovec-Malishevë, 4 persona në gjendje të rëndë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Rahovec-Malishevë.

Sipas Policisë, katër prej personave të përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime të rënda.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj i cili tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën Rahovec-Malishevë ku janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë 6 persona janë lënduar. 4 prej tyre të janë me lëndime të rënda, ndërsa një grua me një foshnje 1 vjeqare me lëndime më të lehta”, ka thënë Gjurkaj./Express/