02-05-2024

Aksident, një femër goditet rëndë nga vetura në Prizren

Një vozitës në ndikim të alkoolit ka goditur një femër në Prizren. Rasti ka ndodhur dje në mbrëmje në  rrugën  “Wesly Clark”, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Sipas policisë është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar, derisa drejtonte automjetin e tij nga pakujdesia dhe nën ndikim të alkoolit e ka goditur  këmbësoren  femër K/Shqiptare.

Viktima  ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.