19-04-2024

Aksident trafiku mes dy veturave në Prizren, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Lulzim Gutaj”, në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime tre persona, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e aksidentit, shoferët e dy veturave dhe një pasagjer janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor, teksa automjetet e përfshira kanë pësuar dëme materiale.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se aksidenti u shkaktua si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit nga shoferja 19-vjeçare, e cila gjatë kyçjes në rrugën kryesore, godet një veturë tjetër.

P. S Foto nga arkivi

Asnjë koment

Comments are closed.