27-04-2024

Aksident trafiku në Dobërdol të Podujevës, përplasen vetura me çiklisten

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Dobërdol të Podujevës në mes të një automjeti dhe çiklistes.

Aksidenti ka ndodhur të martën në ora 19:50.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku sipas mjekut kujdestar e ka gjendjen e rëndë shëndetësore.

Me vendimin e Prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

Asnjë koment

Komento