Aksident trafiku në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar
Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një 22 vjeçar, ngasës i motorrit.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes viktima ishte aksidentuar me një makinë e tipit minibus me rimorkio dhe kishte devijuar rrugën.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se viktima A.B. (emër i njohur për redaksinë) vit i lindjes 1999 ishte duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Suharekës dhe pasi që aksidentohet humb jetën tek ura e fshatit Peqan.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe mjekësia ligjore të cilët kanë bërë tërheqjen e trupit të viktimës./IO