Vritet një person në Gjilan

Një pesëdhjetë vjeçar është vrarë sonte në Gjilan, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:45 në një kafiteri te parku qytetit dhe se viktima dyshohet se është nga Bujanoci.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:45 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull i moshës 50- vjeçare dyshohet se është nga Bujanovci ka qenë duke pirë kafe në kafiteri dhe aty kanë ardhur dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të stacionit të autobusëve. Të gjitha njësitë janë angazhuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar, njoftohet se viktima është pa shenja jete”, tha Hashani./GM?