24-06-2026

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Milot: Humb jetën një kosovar, lëndohet motra dhe djali i tij

Fatkeqësisht, viktimë ka mbetur shoferi i automjetit.

Nga aksidenti janë lënduar djali dhe motra e tij, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, viktima ishte shtetas i Kosovës.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Asnjë koment

Comments are closed.