22-10-2024

Aksident tragjik: Shoferi gjendet i vdekur, makina u bë copash në Lushnjë

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier, me pasojë një të vdekur.

Makina pasi kishte dalë nga rruga kryesore, në Krutje, vendi i quajtur “Sheshpushimi i shoferit”, ishte përplasur fillimisht me një shtyllë elektrike dhe më pas me një strukturë betoni e muri anësor të një kanali aty pranë.

Trupi i viktimës 29-vjeçar, u gjet pak pas mesnatës mbi timon, në kanalin anësor të rrugës, ndërsa është dashur një orë punë nga zjarrfikësit dhe policia për ta nxjerrë dhe dërguar në morg, për procedura autopsie.

Asnjë koment

Comments are closed.